Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë largohet nga Serie A preferon La Ligan

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë largohet nga Serie A preferon La Ligan

Sport April 05, 2020 - 12:21
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj nuk ndihet i lumtur te Napoli dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet në verë, për të vazhduar te një skuadër tjetër.

Mbrojtësi shqiptar ishte një ndihmesë e madhe për Gattuson, teksa mund të luante edhe në krahun e majtë edhe në të djathtë të mbrojtjes.

Megjithatë me futbollistin që dëshiron largimin, drejtuesit po punojnë për të afruar një tjetër mbrojtës krahu.

Sipas mediave të huaj, Hysaj pëlqen shumë La Ligan dhe gjasat që karrierën ta vazhdojë atje janë bukur të mëdha, edhe pse interesim për të ka edhe nga klubet angleze.