Futbollisti kosovar në formacionin më të mirë të ligës belge pas mbylljes së kampionatit për shkak të koronavirusit

Futbollisti kosovar në formacionin më të mirë të ligës belge pas mbylljes së kampionatit për shkak të koronavirusit

Sport April 05, 2020 - 12:49
Lajmet e fundit nga sporti

Liga belge është kampionati i parë i futbollit në Evropë që u mbyll para kohe për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Momentalisht pjesa më e madhe e vendeve evropiane kanë pezulluar kampionatet e futbollit, derisa Belgjika ka vendosur për mbylljen e tij.

Image

Kështu që kampioan pritet të shpallet Club Brugge, që është në krye të tabelës momentale.

Kurse, në bazë të statistikave të futbollistëve tashmë ‘footneës.be’ ka publikuar edhe formacionin më të mirë të vitit në këtë kampionat.

Në formacion nuk mungon as reprezentuesi kosovar, Mërgim Vojvoda.

Mbrojësi anësor i Kosovës ka bërë një edicion fantastik te skuadra Standard, ku luajti edicionin e parë këtë vit.

Më poshtë formacioni më i mirë:

Simon Mignolet (Brugge Club)

Mergim Vojvoda (Standard)

Steeven Willems (Sporting Charleroi)

Jhon Lucumi (KRC Genk)

Milad Mohammadi (AA Gent)

Vadis Odjidja (AA Gent)

Ryota Morioka (Sporting Charleroi)

Jonathan David ( AA Gent)

Krépin Diatta (Klubi Brugge)

Kaveh Rezaei (Charleroi Sportiv)

Nacer Chadli (RSC Anderlecht).