U nxorën në rrugë sepse s’patën para për qira: Familja Lajqi bëhet me shtëpi, ndihmon edhe klubi vendor

U nxorën në rrugë sepse s’patën para për qira: Familja Lajqi bëhet me shtëpi, ndihmon edhe klubi vendor

Sport April 05, 2020 - 12:56

Familja Lajqi nga Peja për shkak të pamundësive për të paguar qiranë e shtëpisë ishte nxjerrë jashtë nga pronari.

Pas publikimit të rastit në rrjete sociale, ishte marrë një iniciativë e qytetarëve bamirës, për ta ndihmuar në gjetjen e një zgjidhje për ta.

Ai kishte kontaktuar edhe me Halil Kastratin dhe i njëjti ishte shprehur i gatshëm për t’ia ndërtuar shtëpinë nëse ka ndonjë truall.

Po ashtu edhe komuna e Pejës e shumë të tjerë kanë ndihmuar në këtë rast.

Image

Mes atyre që ndihmuan ishin edhe disa futbollistë të Besës në futsall.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i këtij ekipi, Adnan Hyseni përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje: 

750€ mbeshtetje per blerjen e baneses per familjen LAJQI ne Peje

Lojtaret e klubit FC Besa Futsal nga Peja Endrit Gjurkaj, Lum Pishtani, Labinot Dakaj, Behar Topalli, Fatmir Balaj, Behar Selmanaj, Zeq Kuqi, Valdin Qestaj nga te ardhurat e tyre ne klub dhurojn 750€ per familjen 4 antareshe Lajqi ne Peje.