Situatë kaotike: 'Pampurat' bëjnë gjest të jashtëzakonshëm, ndihmojë tri familje me nevojë

Situatë kaotike: 'Pampurat' bëjnë gjest të jashtëzakonshëm, ndihmojë tri familje me nevojë

Sport April 05, 2020 - 13:33
Lajmet e fundit nga sporti

Jemi në javën e katërt prej se sporti kosovar është pezulluar për datë të pacaktuar nga Qeveria e Kosovës, si shkak i koronavirusit.

Në këtë periudhë, kur sporti po mungon, tifozët e Fushë Kosovës, "Pampurat", me vetë iniciativë kanë ndihmuar tri familje me nevojë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të kësaj tifozërie.

Më poshtë postimi i tyre:

FALEMINDERIT!

Nga iniciativa e shkurter por e frytshme kemi arritur te grumbullojme gjera ushqimore te bollshme per 3 familje ne nevoje.

Te gjithe anetaret e familjes jane shume falenderues per secilin person qe ka dhuruar per ta!

Prandaj ne nuk do te ndalemi, do te vazhdojme qe bashke te ndihmojme aty ku ka nevoje ;

Shihemi heren tjeter!