Ademi me homologet e tij nga Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Kroacia, Bosnja dhe Qipro bisedojmë për hapat që duhet marrë në këtë kohë pandemie

Ademi me homologet e tij nga Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Kroacia, Bosnja dhe Qipro bisedojmë për hapat që duhet marrë në këtë kohë pandemie

Sport April 05, 2020 - 13:49

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përveç përzgjedhësit të Kosovës, Berndar Challandes më të cilin u konsultua për gjendjen aktuale të tij por edhe të futbollistëve të kosoëvs, sot ka kontaktuar edhe me homologet e tij nga regjioni.

Ademi përveç kontaktit të përditshëm me presidentin e FSHF-së, Armand Duka që është edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sot, ka kontaktuar me homologët e tij nga Maqedonia, Rumania, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Qipro, ku janë shkëmbyer informatat në lidhje me gjendjen aktuale dhe për veprimet që do të ndërmerren në javët në vazhdim në koordinim të plotë me UEFA-n.

UEFA në mbledhjen e fundit vendosi që në muajt Prill dhe Maj mos të ketë futboll, gjë e cila zgjoi dyshime se edicioni i sivjetmë mund edhe të anulohet.

Një fakt tjetër që ka rritur telashet e këtyre federatave, është gjendja financiare që po kalojnë klubet në këtë pandemi dhe vështirësitë më të mëdha duket se vijnë pikërisht nga vendet e Ballkanit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim dhe a do të ketë ndonjë fond nga UEFA në ndihmesë të klubeve.