Veteranët e KEK-ut ndihmojnë familjen e Gëzim Kaçanikut

Veteranët e KEK-ut ndihmojnë familjen e Gëzim Kaçanikut

Sport April 05, 2020 - 15:12
Lajmet e fundit nga sporti

Afro dy muaj më parë pas një sëmundje të gjatë, kishte ndërruar jetë Gëzim Kaçaniku.

Kaçaniku ishte ish-futbollist i shquar nga Mitrovica, ndërsa së fundmi ishte edhe trajner i Trepçës.

E familja e të ndjerit gjatë ditës së sotme është ndihmuar me 230 euro.

Kjo ndihmë i ka ardhur nga veteranët e klubit të KEK-ut nga Obiliqi.

Lajmin për Gazeta Olle e ka konfirmuar Enes Shosholli, portier veteran.

“Sot veteranët e KEK-ut ndihmuanë familjen e Gëzim Kaçaniku me një shumë të hollash prej 230 euro”, tha Shosholli.