‘Shpërthen' presidenti i Trepçës’89: Kampionati nuk duhet anuluar, është padrejtësi nëse ndodh kjo

‘Shpërthen' presidenti i Trepçës’89: Kampionati nuk duhet anuluar, është padrejtësi nëse ndodh kjo

Sport April 05, 2020 - 15:33
Lajmet e fundit nga sporti

Pezullimi i kampionatit të Kosovës në futboll tash e tri javë dhe njoftimi i UEFA-s që muaji Prill dhe Maj mos të ketë futboll, ngjalli disa reagime në opinionin sportiv në Kosovë, ku u fol edhe për mundësin e anulimit të kampionatit dhe të llogaritet si i përfunduar me renditjen tabelore, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, ndaj këtyre zërave kanë reaguar drejtuesit e klubeve. Është Trepça’89 që përmes një Komunikate ka thënë se do të ishte padrejtësi e madhe nëse ndodh kjo dhe se gara gjithsesi se duhet vazhduar aty ku ishte.

Reagimi pa ndërhyrje i Trepçës’89:

Dhashtë Zoti të kaloj kjo Pandemi dhe ti ktehemi realitetit.

Përmes kësaj deklarate reagojm me rastin e disa zërave se gjoja Kampionati i Kosovës në futboll i ndërprerë ër shkak të pandemisë COVID 19 të llogaritet si përfunduar me tabelën momentale ku siq dihet do të pësojn klubet padrejtësishtë. Janë në lojë edhe 33 pikë dhe shumëqka mund të ndryshoj si në kreun e tabelëa ashtu te të rrezikuarit për ramje nga liga.

Përkrahim deklaratën e z. Batatina e cili është i mendimit që kamponati të rifilloj e jo dikush ndoshta pa merite e fiton Kampionaton dhe rrezikimin per ramje nga liga ku siq dihet ka klube të cilat një jetë të tërë ja kanë kushtuar Futbollit Kosovar duke shpenzuar para te panevojshme.

Në këtë cenimi i rënjës nga liga konkretishtë edhe KF TREPÇA'89 rrezikohet padrejtësishtë meqense vetem ne xhiron e fundit ka rënë një vend më posht saktësishtë në pozitën që dërgon në një rang më të ulët.

Ftojm organet e FFK -së që të veproj konform situatës dhe të mos merr vendime të ngutura.

Presidenti i KF TREPÇA'89 FC

z. Abedin Zeka BEKIImage