Ferizaj në krizë të madhe, klubi i pranon detyrimet ndaj lojtarëve

Ferizaj në krizë të madhe, klubi i pranon detyrimet ndaj lojtarëve

Sport April 05, 2020 - 15:39

Skuadra e Ferizajt vazhdon të mbetet në një situatë të rënduar financiare. Këtë e ka konfirmuar edhe klubi përmes një reagimi në “Facebook”, derisa ka konstatuar se skuadra nuk ka marrë paga tash e katër muaj, shkruan Zëri.info.

“Klubi ynë vazhdon të përballet me probleme financiare edhe në këtë sezon. Futbollistët dhe shtabi teknik nuk kanë marrë pagat që 4 muaj, as edhe në këtë gjendje të rëndë që jemi.

Ne si klub jemi thellësisht të habitur dhe të brengosur për gjendjen që eshte klubi jonë , kur e dijmë që kemi donatorët ndër më të fuqishmit në Kosovë, dhe ende vazhdojnë problemet financiare dhe përkrahja e tyre eshte duke i munguar klubit tonë.

Ferizaj eshte qyteti i 3-të me popullsi, dhe me disa nga kompanitë më të mëdha në vend, andaj nuk e meritojmë të jemi në këtë gjendje.

Duhet të mirren masat që njëherë e përgjithmonë problemet financiare në klubin tonë të largohen, dhe të kemi një skuadër të organizuar mirë dhe stabile”, thuhet në njoftimin e Ferizajt. /Zëri.info.

Me respekt, FC FERIZAJ.