Tre futbollistë të Fiorentinas shërohen nga koronavirusi

Tre futbollistë të Fiorentinas shërohen nga koronavirusi

Sport April 05, 2020 - 15:46
Lajmet e fundit nga sporti

Një lajm i mirë vjen nga skuadra e Fiorentinas, pasi 3 lojtarët Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic nuk janë më të prekur nga COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi vjollcë.

Testet mjekësore të bëra kanë dalë negative dhe kjo ka sjellë lajmin e mirë për të tre.

“Fiorentina është e lumtur të lajmërojë se testet e Patric Cutrones, German Pezzellas dhe Dusan Vlahovic kanë dalë negativë.

“Ne shfrytëzojmë këtë moment për të falenderuar doktorët dhe infermierët e spitalit që vazhdojnë e kujdesen për ne në këto momente të vështira për Italinë dhe gjithë botën”, – shkruan klubi.