Kaka zgjedh mes Ronaldos e Messit e pabesueshme çfarë përgjigje jep

Kaka zgjedh mes Ronaldos e Messit e pabesueshme çfarë përgjigje jep

Sport April 05, 2020 - 16:14
Lajmet e fundit nga sporti

I pyetur se kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, braziliani Kaka ka zgjedhur argjentinasin, pavarësisht se portugezin e ka pasur shok skuadre te Reali.

Këtë përgjigje ai e dha në një dalje direkte në Instagramin e FIFA-s, ku ai iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të bëra nga fansat.

“Kam luajtur me Ronaldon dhe është me të vërtetë i mrekullueshëm, por zgjedh Messin. Ai është një gjeni, një talent i vërtetë. Mënyra sesi luan është e pabesueshme.

Cristiano është një makineri. Përveçse i fuqishëm dhe i shpejtë, ai është dhe i fortë mentalisht. Ai dëshiron të luajë dhe të fitojë gjithmonë. Ai dëshiron të jetë më i miri. Ne jemi me fat që kemi pasur mundësinë t’i shikojmë të dy”, ka thënë Kaka.