Zv/kryeministri shqiptar e thotë hapur: FSHF, mëso nga FFK'ja në Kosovë

Zv/kryeministri shqiptar e thotë hapur: FSHF, mëso nga FFK'ja në Kosovë

Sport April 05, 2020 - 18:19

Zv/kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe, ka kritikuar ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duke folur në emisionin ‘E diel’ në Top Channel me Edi Manushin, Braçe ka kritikuar krerët e FSHF’së për mos-funksionalitet në kohën e pandemisë, që vjen si pasojë e politikave jo të duhura të ndjekura ndër vite.

Ai madje ka krahasuar federatën shqiptare me Federatën e Futbollit të Kosovës, duke veçuar faktin se kjo e fundit ka sponsor lige dhe gjeneron vetë të hyra.

“Kjo Federatë e Shqipërisë që bën zyra dhe nuk ju del në krahë lojtarëve dhe kubeve duhet t’i kthehet shtëpisë së vet dhe jo të shajë qeverinë. Kur qeveria dëshsironte të rregullonte futbollin, ky president (v.j. Armand Duka) njoftoi UEFA’n se po ndërhyn politika, kurse tani kërkon para nga qeveria. A nuk është ndërhyrje tash”, u shpreh Braçe.

“Pramendojeni, kjo federatë nuk ka sponsor. Imagjinojeni, s’ka sponsor të ligës. Kosova ka sponsor dhe menaxhon më mirë se këta tonët”, shtoi tutje zv/kryeministri shqiptar, duke lavdëruar punën e krerëve të FFK’së.