Granit Xhaka e kujton kohën kur e kishte 'kapitulluar' Manchester Unitedin me Baselin

Granit Xhaka e kujton kohën kur e kishte 'kapitulluar' Manchester Unitedin me Baselin

Sport April 05, 2020 - 18:37

Granit Xhaka po gjen mënyra të ndryshme vazhdimisht që ta kalojë kohën sa më mirë në përballimin e izolimit në shtëpi.

Shkaku i pandemisë COVID-19, futbolli është pezulluar pothuajse në mbarë botën, shkruan Zëri.info.

Image

Dhe futbollistët po qëndrojnë në shtëpi, po stërviten individualisht, dhe po sfidohet në mënyra të ndryshme.

Image

Së fundmi, futbollisti i Arsenalit, Xhaka e ka shikuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve të vitit 2011 mes Baselit, ish-skuadrës së tij, dhe Manchester Unitedit.

Në këtë ndeshje, skuadra helvetike kishte fituar me rezultat 2:1, ku Xhaka kishte bërë një paraqitje fenomenale.

Pas përfundimit të këtij edicioni, Xhaka ishte transferuar në Borussia Monchengladbach./Zëri.info

Image