Propozimi interesant i trajnerit kosovar: Superliga e Kosovës të nis nga fillimi me 14 skuadra

Propozimi interesant i trajnerit kosovar: Superliga e Kosovës të nis nga fillimi me 14 skuadra

Sport April 05, 2020 - 19:29

Ditëve të fundit ka pasur shumë debat në lidhje me fatin e edicionit aktual të Superligës së Kosovës në futboll.

Edicioni aktual është pezulluar shkaku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, shkruan Zëri.info.

Së fundmi është përmendur edhe anulimi i garës, për të cilën kanë dalur kundër disa klube.

Image

Ndërkaq, trajneri i njohur kosovar, Bekim Shotani e ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me këtë.

Ai ka thënë se edicioni 2020/21 duhet të nis me 14 skuadra, 12 nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë.

"Edicioni 2020/21 duhet të fillojë nga fillimi me 14 skuadra, 12 mbesin nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë", ka shkruar Shotani në 'Facebook'./Zëri.info