3 gushti data e përfundimit të Ligës së Kampionëve? Vjen reagimi nga UEFA

3 gushti data e përfundimit të Ligës së Kampionëve? Vjen reagimi nga UEFA

Sport April 05, 2020 - 19:43

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ua ka bërë të qartë ligave nacionale të mos pezullojnë edicionet dhe të durojnë derisa të gjendet një zgjidhje.

Vendimi i Federatës së Futbollit të Belgjikës për ta anuluar edicionin zgjoi zemërimin e UEFA-s, shkruan Zëri.info.

UEFA ka kërcënuar klubet belge me përjashtimin nga garat evropiane për shkak të mos-respektimit të apelit.

Për më tepër, UEFA ka përgënjeshtëruar informacionet e mediave gjermane se 3 gushti është caktuar si data e mbylljes së Ligës së Kampionëve.

UEFA ka bërë me dije se datat për përfundimin e Ligës së Evropës dhe të Kampionëve si dhe për përfundimin e garave nacionale nuk janë caktuar ende.

"Ishte raportuar se shefi i UEFA-s, Aleksandar Ceferin i ka thënë mediave gjermane se Liga e Kampionëve mbyllet më 3 gusht. Kjo nuk është e vërtetë", thuhet në njoftimin e UEFA-s./Zëri.info

Image