Drita kujton ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve kundër gjigantit suedez

Drita kujton ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve kundër gjigantit suedez

Sport April 05, 2020 - 20:00

Futbolli në Kosovë është pezulluar deri në një njoftim të ri për shkak të pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus.

Drita e Gjilanit e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të kujtuar vitin 2018, ku skuadra e drejtuar aso kohe nga Bekim Isufi mori pjesë në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Përmes rrjetit social 'Facebook', Drita ka kujtuar ndeshjen historike të parë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Ishte 10 korriku i vitit 2018, kur Drita ishte përballur në Mitrovicë me Malmon e Suedisë.

Ndeshjen në fjalë e kishte fituar Malmo me rezultat 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin 'Adem Jashari', në Mitrovicë.

Për më shumë, shikojeni postimin e plotë të Dritës në 'Facebook':/Zëri.info