'Bomba' e mbrëmjes: Icardi rikthehet në Itali, jo tek Interi, por te kjo skuadër

'Bomba' e mbrëmjes: Icardi rikthehet në Itali, jo tek Interi, por te kjo skuadër

Sport April 05, 2020 - 20:05

Milani është duke e 'ëndrruar' transferimin sensacional të Mauro Icardit nga rivali i përbetuar, Interi, raporton 'Corriere dello Sport'.

Gazeta italiane raporton se Milani mund të përfitojë nga raportet mes Interit dhe Juventusit për ta transferuar sulmuesin argjentinas, shkruan Zëri.info.

Icardi është aktualisht i huazuar në Paris Saint-Germain, ku ka shënuar 20 gola këtë edicion, derisa gjiganti parisien e ka opsionin e blerjes së tij për 70 milionë euro.

Megjithatë, bëhet e ditur se 26-vjeçari nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në Francë.

Andaj, Icardi do të donte të rikthehej në Itali, aty ku e ka bërë diferencën tek Interi për disa vite me radhë.

Transferimi i Icardit, Milanit do të mund t'i kushtojë deri në 85 milionë euro./Zëri.info