S’ka karantinë në Vushtrri, nëngrupi i ‘Forcës’ sfidon disa nga futbollistët e huaj të Vushtrrisë

S’ka karantinë në Vushtrri, nëngrupi i ‘Forcës’ sfidon disa nga futbollistët e huaj të Vushtrrisë

Sport April 05, 2020 - 20:29

Futbolli në Kosovë është ndalur prej kohësh për shkak të përhapjes së pandemisë ‘Covid-19’, me futbollistët që tashmë janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Stadiumi “Ferki Aliu” është shtëpia e vetme për anëtarët e nëngrupit “OTB” nga Vushtrria, të cilët këtë vikend kanë zbritur në fushën me bari sintetik për të zhvilluar një ndeshje me futbollistët e huaj të kësaj skuadre.

Futbollistët nga kontinenti afrikan kanë mbetur në Kosovë dhe në mungesë të aktiviteteve sportive ata kanë shfrytëzuar kohën për t’u argëtuar me disa nga tifozët e Vushtrrisë.

Këta futbollistë ishin duke u stërvitur individualisht në stadium dhe po tentojnë ta ruajnë formën për rifillimin e kampionatit.

Nëngrupi “OTB” ka dërguar disa imazhe nga përballja e tyre me futbollsitët e huaj të FC Vushtrrisë:/Sheshi

Image

Image

Image