Cristiano Ronaldo një 'bishë' e vërtetë, 142 pompa për 45 sekonda

Cristiano Ronaldo një 'bishë' e vërtetë, 142 pompa për 45 sekonda

Sport April 05, 2020 - 20:46

Ndonëse 35-vjeçar, Cristiano Ronaldo njihet si njëri prej futbollistëve më të fuqishëm dhe më energjik në botën e futbollit.

Së fundmi, sulmuesi portugez i Juventusit i ka sfiduar të gjithë sportistët rreth mënyrës për të bërë pompa, shkruan Zëri.info.

Ish-futbollisti i Real Madridit derisa është në izolim shkaku i koronavirusit, po vazhdon të stërvitet në mënyrë që ta ruajë formën optimale.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në 'Instagram'.

Ai ka sfiduar sportistët për t'ia thyer rekordin e tij.

“Po ju propozoj një sfidë, që të mund të qëndroni në formë. A mund ta thyeni rekordin tim. Më tregoni se çfarë jeni të aftë të bëni?”, ka shkruar ai./Zëri.info