Vdekja e ish-boksierit shqiptar nga koronavirusi, vjen reagimi nga presidenti i Shqipërisë

Vdekja e ish-boksierit shqiptar nga koronavirusi, vjen reagimi nga presidenti i Shqipërisë

Sport April 05, 2020 - 21:18

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 21 në Shqipëri.

Siç raportojnë mediat shqiptare, ish-boksieri i njohur shqiptar, Skënder Kurti ka ndërruar jetë, shkruan Zëri.info.

Kurti ndërroi jetë disa minuta më parë, në moshën 61-vjeçare.

Image

Ditë më parë, ai kishte kaluar në vdekje klinike.

61-vjeçari ishte kampion me Tiranën, teksa më pas u bë edhe trajner me grupmosha të reja.

Si i ri, ai konsiderohej si njëri prej boksierëve më të mirë në Shqipëri.

Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shkruar:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksieritë dhe trajnerit të shquar të Ekipit Kombëtarë, njërit prej ikonave të sportit kryeqytetas, Skënder Kurti!

I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte!
Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë!

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozave të ngjyrave bardhë e bluë për këtë humbje të pazëvendësueshme!

LAMTUMIRË KAMPION! ë“./Zëri.info