Kaos në klubin spanjoll: Futbollisti rus thyen rregullat e karantinës, shkon në ditëlindjen e të fejuarës së tij

Kaos në klubin spanjoll: Futbollisti rus thyen rregullat e karantinës, shkon në ditëlindjen e të fejuarës së tij

Sport April 05, 2020 - 21:32

Futbollisti rus, Fyodor Smolov ka shkelur rregullat e Celta Vigos duke u larguar nga karantina për ditëlindjen e 18-të të fejuarës së tij, Maria Ymashev.

Smolov u bë futbollisti i dytë i Celta Vigos që e bëri këtë, duke shkaktuar një skandal të madh, shkruan Zëri.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Pione Sisto më parë.

Ndonëse 30-vjeçari kërkoi leje nga klubi spanjoll, atij nuk iu aprovua kërkesa.

Kështu, ai nuk dëshiroi ta humbasë ditëlindjen e të fejuarës së tij, duke u kthyer në vendlindje.

Ndryshe, dyshja priten të martohen shumë shpejt./Zëri.info