Pasi u shërua nga koronavirusi, arrin ta thyejë edhe rekordin e jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos

Pasi u shërua nga koronavirusi, arrin ta thyejë edhe rekordin e jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos

Sport April 05, 2020 - 22:03

Cristiano Ronaldo pak më parë në rrjetet sociale sfidoi sportistët rreth mënyrës të së bërit të pompave.

Sulmuesi portugezi bëri 142 pompa për muskujt e barkut për një kohë prej 45 sekondash, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe bashkëlojtari i tij te Juventusi, Blaise Matudi e ktheu rekordin e tij.

Matudi së fundmi u infektua me koronavirus, por që arriti të shërohet me mjaft sukses.

“Vëlla, më vrave! Herën tjetër do të vrapojmë”. 

Ky është mesazhi në postimin e Blaise Matuidi, që në përfundim të sfidës, dukej shumë i lodhur, por shumë i lumtur. 

Francezi, siç e dëshmojnë dhe pamjet, ka mundur të bëjë 144 pompa për 45 sekonda, pra dy më shumë se CR7./Zëri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@cristiano, you killed me bro ë‍ë Next time we run ! #Playinside #Livingroomcup #144 ë

A post shared by Blaise Matuidi Officiel (@blaisematuidiofficiel) on