Humbi betejën me koronavirus, vjen reagimi emocional i djalit të ish-boksierit shqiptar

Humbi betejën me koronavirus, vjen reagimi emocional i djalit të ish-boksierit shqiptar

Sport April 05, 2020 - 22:20

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 21 në Shqipëri. Siç raportojnë mediat shqiptare, ish-boksieri i njohur shqiptar, Skënder Kurti ka ndërruar jetë, shkruan Zëri.info.

Kurti ndërroi jetë disa minuta më parë, në moshën 61-vjeçare.

Ditë më parë, ai kishte kaluar në vdekje klinike. 61-vjeçari ishte kampion me Tiranën, teksa më pas u bë edhe trajner me grupmosha të reja.

Si i ri, ai konsiderohej si njëri prej boksierëve më të mirë në Shqipëri.

Dhimbja nga ky lajm është i madh dhe djali i Skëder Kurtit, Renato Kurti, ka vendosur ta ndajë me të tjerët. Ky i fundit ka shkruar fjalët e ndjera për humbjen e të atit të tij, ku shprehet se bashkë me të ka vdekur edhe gjysma e tij ditën e sotme.

“Qofsh i xhenetit shoku im më i ngushtë, babai im. Zoti të mirët i merr për vete. Pac dheun e lehtë bab, me ty ka vdekur edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mua në krahë në shpirtin tim derisa të bashkohemi”, shkruan i biri i Skënder Kurtit./Zëri.info