Befason Agim Ademi: Nuk më kapin mua virusët, jam imun ndaj tyre

Befason Agim Ademi: Nuk më kapin mua virusët, jam imun ndaj tyre

Sport April 05, 2020 - 22:23

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual, raporton Zëri.info.

Derisa jemi në periudhën e kësaj pandemie, shefi i futbollit kosovar ka thënë se nuk është testuar për koronavirus.

"Nuk kam bërë test, po ndihem mirë. Nuk më kapin mua virusët. Jam imun ndaj të gjithë virusëve", ka thënë Ademi në 'Sports Show', përcjell Zëri.info.

"Nuk kam ndonjë simptomë dhe ende nuk e shoh të nevojshme", shtoi ai./Zëri.info