Periudha me pandemi, Agim Ademi zbulon gjendjen e përzgjedhësit Bernard Challandes

Periudha me pandemi, Agim Ademi zbulon gjendjen e përzgjedhësit Bernard Challandes

Sport April 05, 2020 - 22:31

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual, raporton Zëri.info.

Derisa jemi në periudhën e kësaj pandemie, shefi i futbollit kosovar ka kontaktuar edhe me trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.

"Bisedojmë vazhdimisht me selektorin Challandes. Ai është mirë dhe është në shtëpi. Ai ka uruar që Kosova të jetë mirë", ka thënë Ademi në 'Sports Show', përcjell Zëri.info.

Tutje ai ka treguar edhe nëse Challandes dhe stafi i FFK-së është paguar në këtë periudhë.

"Ani pse punojmë rrallë nga zyre në këtë periudhe, ne i kemi paguar pagat e plota për muajin e fundit", shtoi ai./Zëri.info