Situata me pandeminë COVID-19, Agim Ademi tregon nëse do të anulohet kampionati kosovar

Situata me pandeminë COVID-19, Agim Ademi tregon nëse do të anulohet kampionati kosovar

Sport April 05, 2020 - 22:39

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual, raporton Zëri.info.

Ademi në mes të tjerash ka folur për fatin e edicionit aktual, i cili thuhet se edhe mund të anulohet shkaku i pandemisë.

"Ne do të vazhdojmë sipas sugjerimeve. Nëse UEFA vazhdon t'i shtyjë datat vazhdimisht, atëherë ka gjasa që të anulohet", ka thënë Ademi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Dëshira ime është të vazhdojë kampionati, por nëse jo, kjo është gjendja", tregon më tej shefi i futbollit kosovar.

"Sa i përket ndeshjeve të Kupës, nuk është përfolur që të anulohet gara. Superliga do të luhet dy ndeshje në javë nëse rinisë", shtoi ai./Zëri.info