Ankesat e fundit, Agim Ademi i drejtohet klubeve kosovare: Nuk mund t'ua kryejmë obligimet, ju ndihmojmë sa për ekzistencë

Ankesat e fundit, Agim Ademi i drejtohet klubeve kosovare: Nuk mund t'ua kryejmë obligimet, ju ndihmojmë sa për ekzistencë

Sport April 05, 2020 - 22:46

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual, raporton Zëri.info.

Ademi në mes të tjerash ka folur për gjendjen financiare të klubeve kosovare, të cilat janë ankuar shumë së fundmi.

"Federata nuk mund ta kryejë klubeve kosovare obligimet, por mund t'i ndihmojë sa për ekzistencë", tha Ademi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Ne duhet të jemi falënderues ndaj shtetit për shumën e ndarë nga MKRS-ja për sportin, shumë nga e cila ende nuk e dimë sa do të marrim", tregon më tej i pari i FFK-së.

"Do të shohim nëse kemi mbështetje nga UEFA. Ne do t'i kryejmë edhe obligimet tona, si dhe do t'i paguajmë edhe gjyqtarët. Do t'i lusim klubet t'i ulin pagat për gjysmë të futbollistëve", shtoi ai./Zëri.info