Lajm tragjik nga Franca, mjeku i klubit ku luan ylli i Kosovës, vetëvritet pas infektimit me koronavirus

Lajm tragjik nga Franca, mjeku i klubit ku luan ylli i Kosovës, vetëvritet pas infektimit me koronavirus

Sport April 05, 2020 - 22:58

Një lajm tragjik vie nga futbolli francez në këtë periudhë të vështirë me pandeminë COVID-19.

Mjeku kryesor i Reims, Bernard Gonzalez ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pasi ishte diagnostifikuar me koronavirus, shkruan Zëri.info.

Ai nuk ishte në spital, gjendja e tij ishte stabile, por sipas mediave franceze, ai ka kryer vetëvrasje.

Besohet se mjeku i klubit francez, ku luan Arbër Zeneli, ka kryer vetëvrasje pasi mësoi se ishte i prekur me koronavirus.

Përveç tij, edhe gruaja e tij është infektuar me këtë virus./Zëri.info