UEFA me vendim të ri, ua lehtëson punën federatave

UEFA me vendim të ri, ua lehtëson punën federatave

Sport May 22, 2020 - 15:01
Lajmet e fundit nga sporti

25 maji nuk është më afati i fundit që federatat e Futbollit kanë për të dorëzuar në UEFA kalendarin dhe datat e reja për rifillimin e sezonit futbollistik dhe mënyrën sesi do ta çojnë deri në fund atë. Sipas “SportMediaset”-it, federatat do të duhet të komunikojnë nëse dhe me çfarë formati do ta përmbyllin sezonin.

Plani i tyre do të dorëzohet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, më 17 qershor, jo më 25 maj, sikurse ishte menduar më parë. Kjo është thënë nga burime të vetë organit më të lartë të futbollit në Evropë.

Ky vendim mund të jetë marrë prej uljes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe kur mundësitë për të rifilluar kampionatet rriten. Në pesë ligat kryesore në Evropë ka përfunduar sezonin para kohe vetëm Franca, ndërkohë që ka rifilluar Bundesliga dhe muajin e ardhshëm të njëjtin fat mund ta kenë edhe Serie A, La Liga dhe Premier League. Mesa duket, shumë shpejt futbolli do t’i rikthehet normalitetit.