Krahas COVID-19, Arbnor Morina propozon edhe një test tjetër për futbollistët e Superligës

Krahas COVID-19, Arbnor Morina propozon edhe një test tjetër për futbollistët e Superligës

Sport May 26, 2020 - 12:40
Detajet

Klubet e Superligës së Kosovës po vazhdojnë testimin për koronavirus.

Shumë ekipe kanë kryer testet dhe kanë dalë negativë në rezultate.

Por drejtori sportiv, Arbnor Morina, përveç testimit për COVID-19, ka propozuar edhe testin kondicional të futbollistëve, ndryshe i njohur si "Ergospirometrine".

“Për një start të mbarë të stinorit, të gjithë kolegëve të Superligës, perveç testit per COVID-19, ua preferoj testin kondicional të lojtarëve ose ERGOSPIROMETRINE.

Ky test behet vetem tek 'Physio Miracle' dhe mat kapacitetin kardiak dhe pulmunar të futbollistëve, duke treguar rrezikun e lëndimeve serioze për futbollistë.

E kam prvuar vetë dhe eshte diçka që për shumë kohë i ka munguar futbollit tonë.

Të gjitha rezultatet të analizuara nga mjeku i sportit, dr. Bernard Tahirbegolli”, ka shkruar Arbnor Morina në rrjetin social "Facebook". /Zeri.info