Futbollistët e FC Prishtinës dalin negativë në testet për COVID-19

Futbollistët e FC Prishtinës dalin negativë në testet për COVID-19

Sport May 26, 2020 - 14:44
Detajet

Klubet e Superligës së Kosovës po vazhdojnë të testohen për koronavirus.

Tashmë shumë prej skuadrave kanë kryer këtë testim, ndërsa rezultatet për të gjitha kanë dalë negativë.

Klubi i radhës që ka njoftuar se nuk ka futbollistë të infektuar është ai i Prishtinës.

“FC Prishtina nuk ka të infektuar. Bardhekaltrit kryejnë me sukses testet për COVID-19.

Prishtinë, 26 maj 2020 - pas marrjes së mostrave nga IKSHPK-ja, Qendra në Prishtinë, prishtinasit kanë dalë të gjithë negativë në testin për COVID-19. Futbollistët e skuadrës do t'i vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor, në “Fadil Vokrri”, që do të fillojë në oraën18:00", thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga skuadra prishtinase. /Zeri.info