Mehmeti: Jemi afër rikthimit, stërvituni dhe mos u ndalni!

Mehmeti: Jemi afër rikthimit, stërvituni dhe mos u ndalni!

Sport May 26, 2020 - 15:18
Lajmet e fundit nga sporti

Pandemia COVID-19 bëri që të anulohen aktivitetet e basketbollit në Kosovë. Megjithatë, trajnerët e basketbollit vazhdimisht kanë përsëritur se lojtarët duhet të stërviten në shtëpi dhe të mos ndalen, përcjell “Zeri.info”.

Kështu ka porositur edhe legjenda e basketbollit të Kosovës, Artan Mehmeti.

“Përshëndetje basketbollistë, fëmijë dhe ju ndjekës të shkollave të basketbollit në Kosovë.

Unë jam Artan Mehmeti, ish-kampion me disa skuadra në basketbollin e Kosovës.

Siç po e shihni, jemi në përfundim të kësaj pandemie, andaj ju ftoj të gjithëve, e sidomos fëmijët, të kemi edhe pak durim dhe të stërviteni në shtëpi, sepse jemi shumë afër rikthimit në palestra, të cilave u kemi munguar gjithashtu”, ishte porosia e Mehmetit me anë të një videomesazhi për faqen zyrtare të FBK-së.

Situata me pandeminë COVID-19 ka filluar të përmirësohet në Kosovë dhe klubeve shumë shpejt do t’u lejohen stërvitjet, edhe pse në masa të veçanta të distancës dhe higjienës.

.