Besiktasi vihet pas Fidan Alitit dhe mbrojtësit të Llapit

Besiktasi vihet pas Fidan Alitit dhe mbrojtësit të Llapit

Sport May 28, 2020 - 22:30

Sergen Yalcin ka nisur të projektojë skuadrën për sezonin e ri të Superligës së Turqisë.

Trajneri aktual i Besiktasit tashmë i di pikët e dobëta të ekipit që e morri ta drejtojë muaj më parë pas shkarkimit të Abdullah Avci.

iç raporton mediumi sportiv, Fotomaç, strategu po kërkon që të përforcojë radhët e veta me disa emra të rinj dhe në mesin e tyre janë dy futolistë që kanë lidhje me Kosovën.

Njëri prej tyre është reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, i cili me sukses po paraqitet te klubi suedez i Kalmarit.

Image

Së bashku me të, në listë çuditërisht është edhe qendërmbrojtës turk i Llapit, Emir Umit, i cili mund të luajë edhe si mesfushor defansiv, por ka pasur shumë pak paraqitje tek klubi llapjanas.

Alitin tashmë me ngulm po e kërkon trajneri turk, i cili ka marr raporte pozitive prej skautëve të skuadrës së famshme.

Kujtojmë se Besiktasi aktualisht zë pozitën e pestë të renditjes tabelore, përkatësisht ka nëntë pikë më pak se lideri Trabzonspor.

Image

Ndryshe, kampionati turk pritet të rinisë më 12 qershor pas ndërprerjes muaj më parë shkaku pandemisë globale, Covid-19.