Zyrtare: Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë luhen më 13 qershor

Zyrtare: Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë luhen më 13 qershor

Sport May 28, 2020 - 23:22

Tashmë është zyrtare, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhen më 13 qershor derisa Serie A do të nis në fundjavën e 20 qershorit, ka konfirmuar ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora.

"Ishte një takim i mirë kështu që futbolli do të rinis sa po të krijohen mundësitë për të qenë të sigurtë", tha Spadafora.

"Italia po rikthehet në këmbë dhe futbolli gjithashtu. Jemi pajtuar për prokollin mjekësor, por do të ketë karantinë për futbollistët e prekur", tregon më tej ministri.

"Ne sot mund të themi se Serie A do të vazhdojë nga 20 qershori, kurse më 13 qershor luhen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë", shtoi ai.

Ndryshe, Italia ka qenë ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në botë. /Zeri.info