Victor Valdes e nis karrierën e trajnerit

Victor Valdes e nis karrierën e trajnerit

Sport May 29, 2020 - 12:58
Detajet

Ish-portieri i mirënjohur katalanas, Víctor Valdes, e ka nisur karrierën e trajnerit, raportojnë mediet spanjolle, shkruan “Zeri.info”.

Valdesi është emëruar trajner i skuadrës së vogël katalanase UA Horta, ekip që garon në ligën e tretë spanjolle.

Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi të zhvilluar nga Valdesi dhe presidenti i Hortas, Paco Carmona.

“Jam shumë i entuziazmuar që do të stërvit një ekip futbolli katalanas. Kam besim se do të bëj mirë në fazën time të re si trajner”, ka thënë gjatë prezantimit Valdesi.

Victor Valdes u bë i njohur në botën e futbollit pasi për shumë vite ka qenë pjesë e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës.

Valdesi ka bërë karrierë edhe në Angli te Manchester Unitedi dhe te Middlesbroughi, si dhe për një kohë të shkurtër në Belgjikë te Standard Liege. /Zeri.info