Zyrtare: La Liga rikthehet më 11 qershor

Zyrtare: La Liga rikthehet më 11 qershor

Sport May 29, 2020 - 20:54
Lajmet e fundit nga sporti

La Liga do të rifillojë edicionin më 11 qershor me derbin mes Sevillas dhe Real Betisit, transmeton Zeri.info

Vendimi është konfirmuar nga Këshilli Kombëtar Sportiv i Spanjës.

Në ligën spanjolle kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 11 xhiro.

Sevilla – Betis do të jetë ndeshja e parë e La Ligës.

Kujtojmë se liga spanjolle ishte pezulluar në fillim të marsit për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19./Zeri