Zyrtare: Paris Saint-Germaini kompleton transferimin e Icardit nga Interi

Zyrtare: Paris Saint-Germaini kompleton transferimin e Icardit nga Interi

Sport May 31, 2020 - 13:21
Lajmet e fundit nga sporti

Paris Saint-Germaini ka kompletuar transferimin e përhershëm të Mauro Icardit nga Interi, shkruan Zeri.info

Klubi parisien raportohet se do të paguajë 58 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit argjentinas.

“FC Internazionale Milano njofton transferimin e Mauro Icardit te Paris Saint-Germai Fc: sulmuesi, i lindur në 1993-n, është transferuar në mënyrë të përhershme te klubi francez”, thuhet në njoftimin e Interit.

Icardi ishte transferuar në formë huazimi te gjiganti parisien në verën e kaluar, derisa tash lojtari ka nënshkruar kontratë të përhershme me skuadrën.

Icardi ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje me francezët gjatë edicionit 2019/2020./Zëri