Moderatorja shqiptare e sportit tregon hapur se çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti

Moderatorja shqiptare e sportit tregon hapur se çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti

Sport June 02, 2020 - 21:45
Lajmet e fundit nga sporti

Moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja, një ndër femrat më seksi të ekranit shqiptar shpesh është vënë në qendër të mediave rozë, pasi ‘akuzohet’ se ka bërë operacione plastike.

Por ditën e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Lei ka folur pikërisht për këto fjalë që qarkullojnë për të, duke sqaruar një herë e mirë shikuesit.

Lei i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se për momentin nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, ndërsa shtoi se dëshiron të ndryshojë pjesën e syve, pra ta bëjë më të tërhequr.

“Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, gjithmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë dhe më thonin që ‘kujdes se do të bien’ dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj, edhe e kam thënë haptazi që do ta bëj”, është shprehur Lei Kraja.

Image
Image
Image
Image
Image