Kohfeldt i bindur se Rashica do t’u rikthehet golave: Miloti mund ta fitojë ndeshjen i vetëm

Kohfeldt i bindur se Rashica do t’u rikthehet golave: Miloti mund ta fitojë ndeshjen i vetëm

Sport June 03, 2020 - 09:24

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, është i bindur se Milot Rashica do t’u rikthehet golave shumë shpejt.

Kohfelt e ka mbështetur futbollistin e Kosovës të rikthehet në listën e golashënuesve tani, shkruan “Zeri.info”.

Rashica nuk e ka shënuar asnjë gol në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar Kohfeldtin.

“Unë jam i sigurt se ai do të shënojë së shpejti”, tha Kohfeldt për “Kicker” para ndeshjes së sotme në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurt.

“Miloti mund ta fitojë një ndeshje me vetëm një aksion. Pak lojtarë mund ta bëjnë këtë. Mënyra se si punon ai për skuadrën e bën të vlefshëm për ne”, tregon më tej trajneri i Werder Bremenit.

23-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Werder Bremeni këtë verë, derisa në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë euro, e cila pritet të bie në 15 milionë euro nëse skuadra dëbohet në Bundesliga 2. /Zeri.info