Ballkani – Feronikeli, ndeshjen e sotme mund ta shikoni direkt në transmetim televiziv

Ballkani – Feronikeli, ndeshjen e sotme mund ta shikoni direkt në transmetim televiziv

Sport June 03, 2020 - 11:47

Në pasditen e sotme zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Ballkanit dhe kampionit në fuqi Feronikelit.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë skuadra e Ismet Munishit e pret Feronikelin e Afrim Tovërlanit në kuadër të kësaj gare, shkruan “Zeri.info”.

Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finale dhe triumfin në këtë kompeticion, i cili mundëson plasmanin në Ligën e Evropës.

Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim në orën 16:00.

Për shkak të masave parandaluese për shpërndarjen e COVID-19, kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, por do të transmetohet direkt në “SuperSport Kosova”.

Ndryshe, në fundjavë rikthehet edhe Superliga e Kosovës me ndeshje interesante nga java e 23-të. /Zeri.info