Avdullah Hoti premton edhe për sportistët: Do të ndërtojmë stadiume me standarde ndërkombëtare
FOTO: Laura Hasani

Avdullah Hoti premton edhe për sportistët: Do të ndërtojmë stadiume me standarde ndërkombëtare

Sport June 03, 2020 - 12:08

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, raporton “Zeri.info”.

Momentalisht Hoti, nga Lidhja Demokratike Kosovës, është duke shpalosur programin qeverisës para deputetëve të Kosovës.

Në mes të tjerash, Hoti, ish-zëvendëskryeministër në qeverisjen e kaluar, e drejtuar nga Albin Kurti, ka folur shkurtimisht edhe për sportin.

Ai ka thënë se sporti është në mesin e prioriteteve më të rëndësishme të qeverisjes së tij.

“Sporti do të jetë prioritet yni në qeverisjen e re. Ne do të punojmë edhe në ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare”, ka thënë Avdullah Hoti.

Ndryshe, qeveria e ardhshme do të formohet pas koalicionit në mes të LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate dhe Listës Serbe. /Zeri.info