Menaxheri i Balet flet për të ardhmen e uellsianit te Real Madridi

Menaxheri i Balet flet për të ardhmen e uellsianit te Real Madridi

Sport June 04, 2020 - 16:45
Lajmet e fundit nga sporti

Menaxheri i Gareth Balet, Jonathan Barnett, ka thënë se klienti i tij nuk dëshiron të rikthehet në Premierligë dhe është e mundshme që ta përfundojë karrierën në Real Madrid, transmeton “Zeri.info”.

30-vjeçari ka qenë i lidhur me një rikthim në Angli, derisa raportohet se ai nuk ka marrëdhënie të mira me Zinedine Zidanen.

“Ai ka një stil shumë të mirë të jetesës. Unë nuk e di pse ai nuk e sheh të sigurt karrierën e tij te Real Madridi”, u shpreh Barnett.

“Siç kam thënë gjithmonë, ai është mjaft i lumtur në Madrid”, shtoi ai./Zëri