Pse Milot Rashica do të ishte një transferim i madh për Newcastle Unitedin?

Pse Milot Rashica do të ishte një transferim i madh për Newcastle Unitedin?

Sport June 04, 2020 - 17:47
Lajmet e fundit nga sporti

Me thashethemet e shumta në lidhje me marrjen në pronësi të Newcastle Unitedit nga arabët, klubi është lidhur me emra si  Kylian Mbappe dhe Kalidou Koulibaly, transmeton “Zeri.info”.

Por, një futbollist do të ishte i duhuri për klubin anglez edhe nëse nuk ndodh ndryshimi i pronësisë e ai është Milot Rashica, që luan për Werder Bremenin, shkruan “Sportskeeda”.  

“Sportskeeda” ka zbuluar disa prej arsyeve pse klubi anglez duhet ta blejë Rashicën.

Rashica është i rrezikshëm para portës. Rashica ka kontribuar në 12 gola këtë edicion në Bundesligë, duke realizuar 7 dhe duke asistuar 5 herë.

Reprezentuesi kosovar ka një stil të mirë të lojës. Ai është inteligjent dhe një driblues i mirë. Ai ka një mesatare prej 1.9 driblimesh në ndeshje në Bundesligë, 1.5 pasime kyçe për ndeshje dhe 2.7 goditje.

Rashica mund të luajë në disa pozita. Ai zakonisht luan si sulmues i majtë dhe i pëlqen të përdorë këmbë ne tij të djathtë. Sidoqoftë, ai mund të luajë edhe si qendërsulmues dhe si mesfushor sulmues.

Gjithashtu, ai do të mund të merret me një çmim me të lirë pasi që besohet se klauzola e tij prej 38 milionë eurosh do të bie në 13 milionë euro nëse Bremeni rrëzohet nga Bundesliga./Zëri