Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Talenti i Dortmundit thyen rregullat e karantinës

Talenti i Dortmundit thyen rregullat e karantinës

Sport June 04, 2020 - 18:07
Lajmet e fundit nga sporti

Jemi në kohë pandemie por klubet po i bëjnë planet për të ardhmen. Janson Sancho mësohet se ka udhëtuar drejt Anglisë në periudhën e karantinës, dhe këtë e ka bërë pa lejen e Dortmundit. 20-vjeçari udhëtoi drejt vendlindjes së tij pa lejen e drejtuesve të klubit gjerman në kohën kur pandemia e koronavirusit ishte në kulmin e saj.

Si rezultat i udhëtimit talentit anglez i është dashur të karantinohet 14 ditë kur është kthyer në Gjermani sipas protokolleve shëndetësore. Mediat aludojnë edhe për një takim me drejtuesit e Manchester Unitedi për mundësinë e transferimit atje.

Por kjo nuk është hera e vetme që Sancho ka thyer rregullat e karantinës pasi mësohet se së bashku me disa lojtarë të tjerë të Dortmundit ka udhëtuar drejt Duseldorfit për të prerë flokët tek një berber atje. Bild mëson se së bashku me Sanchon kanë qenë edhe Thorgan Hazard, Guerrero, Vitsel dhe Akanzhi.