ZYRTARE: Zbulohet e ardhmja e Armando Sadikut

ZYRTARE: Zbulohet e ardhmja e Armando Sadikut

Sport June 05, 2020 - 13:01
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi kuqezi Armando Sadiku do të vazhdojë të jetë pjesë e Malagës në kampionati spanjoll, të paktën deri në fund të këtij sezoni, i cili do të luhet edhe gjatë verës për shkak të pezullimit disamujor nga pandemia.

Pikërisht sulmuesi shqiptar, i cili luan i huazuar te Malaga nga Levante, së fundmi ka bërë një gjest shumë të mirë për t’i ardhur në ndihmë klubit të tij.

Sadiku ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Malagës, që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit, ndonëse kontrata e tij me këtë klub përfundon më 30 qershor.

Gjithashtu ai ka pranuar që pas 30 qershorit të mos kërkojë pagë, duke parë edhe problemet e klubit.