Mediet gjermane: Rashica e zëvendëson Wernerin

Mediet gjermane: Rashica e zëvendëson Wernerin

Sport June 05, 2020 - 14:26
Detajet

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, mund ta zëvendësojë Timo Wernerin në Leipzig.

Ky ekip duket se e ka gjetur pasardhësin e Timo Wernerit.

Mediat e huaja shkruajnë se klubi gjerman ia ka vënë syrin Milot Rashicës, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të sulmuesit gjerman.

Werner mund t’i bashkohet Chelseat, ndërsa në Leipzig mund të përfundojë përfaqësuesi kosovar.

23-vjeçari pritet të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës, por ai mund të vazhdojë të luajë në Bundesligë.

Klubi aktual e vlerëson vushtrriasin 38 milionë euro, por nëse Werderi bie nga liga, çmimi i futbollistit kosovar do të bjerë për 15 milionë euro.

Rashicën ndërkohë në Gjermani e do edhe Borussia Dortmundi.

Në Angli atë e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa e Wolverhamptoni, kurse në Itali e duan Lazio dhe Napoli.

Rashica i ka realizuar 10 gola deri tash këtë sezon në fanellën e Bremenit.

Ai nuk ka shënuar ende gol në Bundesligë në vitin 2020 dhe për këtë kohëve të fundit ka nisur të marrë kritika.