Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Edhe hendbolli mposht pandeminë, caktohen ndeshjet e Play-offit

Edhe hendbolli mposht pandeminë, caktohen ndeshjet e Play-offit

Sport June 06, 2020 - 14:29
Lajmet e fundit nga sporti

Të shtunën në mesditë është tërhequr shorti për gjysmëfinale të ‘plejofit’ në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kampioni aktual, Istogu, në ndeshjen e parë gjysmëfinale do të jetë mysafir i Prishtinës. Ndeshja Prishtina – Istogu luhet më 13 apo 14 qershor. Istogu do të jetë vendas në ndeshjen e dytë.

Prishtina – Istogu është gjysmëfinalja e dytë e plejofit.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Ferizaj e Vushtrria. Në Ferizaj luhet ndeshja e parë më 13 apo 14 qershor, kurse tri ditë më vonë Vushtrria luan si vendase.

Të kujtojmë që Bordi i FHK-së ka vendosur që kampioni në Superligën e femrave të përcaktohet përmes plejofit, pas ndërprerjes së edicionit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pasi Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj kishin pikë të barabarta, nga 22, është vendosur që përmes shortit të përcaktohen çiftet gjysmëfinale.Image