Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Tensione pas ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, futbollistët tentojnë ti qerojnë hesapet

Tensione pas ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, futbollistët tentojnë ti qerojnë hesapet

Sport July 03, 2020 - 23:08

Prishtina ka marrë një fitore të artë në duel me Drenicën, duke marrë parasysh edhe golin që erdhi në minutën e 95-të, por edhe rëndësinë e pikëve në garën për titullin kampion, shkruan Gazetasheshi.com.

Ahmed Januzi ishte ‘heroi’ i kryeqytetasve i cili realizoi në ‘frymën’ e fundit për t’i dhënë një fitore me mjaft vlera ‘bardhekaltërve’.

Marrë në përgjithësi ndeshja ishte tejet interesante dhe me shumë raste shënimi, pati raste diskutabile dhe diskutime verbale nga futbollistët pothuajse gjatë gjithë kohës, e cila shpërtheu menjëherë pas ndeshjes.

Futbollisti i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku u përfshi fillimisht në një konflikt verbal me futbollistin e Prishtinës, Gauthier Mankenda, ndërkohë më pas edhe tentuan ti qerojnë hesapet mes tyre.

Në tentim për t’i ndalë ata u përfshinë edhe disa futbollsitë të tjerë të dy skuadrave në këtë situatë, ndërkohë në fushën e lojës zbritën edhe personat zyrtar të dy klubeve për ta qetësuar situatën.