Benji Kololli nuk është 'normal', realizon gol të bukur në Zvicër

Benji Kololli nuk është 'normal', realizon gol të bukur në Zvicër

Sport July 04, 2020 - 22:09

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të ndeshjes FC Zurich - Servette.

Skuadra nga Cyrihu është duke fituar me rezultat të pastër, 2:0, shkruan "Zeri.info".

Mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli po luan nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Futbollisti lipjanas madje realizoi golin e parë për Zurichun në këtë ndeshje.

Me një goditje të fuqishme dhe precize, Kololli arriti ta lë gojëhapur portierin e Servettes.

Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Zvicrës në futboll. /Zeri.info

  •