Dorëzohet trajneri i Ferizajt: Tashmë nuk kemi gjasa për mbijetesë

Dorëzohet trajneri i Ferizajt: Tashmë nuk kemi gjasa për mbijetesë

Sport July 05, 2020 - 20:05

Trajneri i Ferizajt, Burim Qerkini është shprehur i zhgënjyer me humbjen e skuadrës së tij nga Trepça'89.

Në ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës, Ferizaj ka pësuar humbje me rezultat, 2:5, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, Qerkini është shprehur i zhgënjyer si dhe i dorëzuar në luftën për mbijetesë.

"Përjashtimi me të kuq? Gjyqtarët ndikuan direkt në rezultat, nuk u merren në fushë por me ne trajnerët, dhe nuk dua të diskutojë më shumë”, tha Qerkini fillimisht në "SS Kosova", përcjell "Zeri.info".

“Lojtarët nuk i kryen detyrat e tyre dhe tashmë pothuajse nuk kemi gjasa për mbijetesë”, tregon më tej ai.

“Ne deri në fund do të luajë futboll cilësor edhe pse nuk kemi gjasa për të mbijetuar”, shtoi ai. /Zeri.info