'Horror' në Rusi: Portieri goditet nga rrufeja në stërvitje, është në gjendje kritike

'Horror' në Rusi: Portieri goditet nga rrufeja në stërvitje, është në gjendje kritike

Sport July 05, 2020 - 20:32

Portieri i ri rus, Ivan Zaborovski është goditur nga rrufeja gjatë seancës stërvitore në Orekhovo-Zuyevo në rajonin e Moskës.

Ky aksident ka ndodhur gjatë stërvitjes së Znamja Truda, i cili është klubi më i vjetër aktiv në Rusi, shkruan "Zeri.info".

"Ka pasur një incident gjatë stërvitjes së sotme. Portieri ynë i ri Zaborovski u godit nga rrufeja", thuhet fillimisht në njoftimin e klubit rus.

"Gjendja e tij është kritike dhe ai po lufton për jetën e tij", thuhet më tej. /Zeri.info

Image